Pesë të lënduar nga një aksident i rëndë në Vushtrri

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në nja aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në zonën e Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë katër vetura.

Në ora:19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Bazuar në informatat e para në aksident janë përfshirë katër vetura si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.