Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji të dyshuarit që sulmoi seksualisht të miturën (vajzën e hallës) në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur të premten e 27 tetorit, teksa Gjykata ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.
Më poshtë komunikata e plotë:
Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit një (1) muaj për të pandehurit U. A., dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.
Sipas kërkesës, “ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla, e takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në polici.”
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer vepër penale, “Sulmi seksual”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.