Dedaj sulmon Vjosa Osmani sërish nga Haga: E ashtuquajtur presidente, keqpërdori LDK-në

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka vazhduar t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi në Hagë.

Ai sot sërish është marrë me presidenten Osmani.

Tha se për dëshminë e tij në Hagë, po merr kërcënime të shumta.

“Kemi qenë të bombarduar me gënjeshtra që gjoja zoti Thaçi ka qenë fajtor.  Fëmijët e mi më kanë shkruar pramë. Kam marrë me qindra ofendime prej hienave të Facebookut, milingonave të Facebookut, edhe nga zyra e presidentes së ashtuquajtur Osmani, e cila e dimë se si ka ardhë presidente, ka qenë në LDK, e ka keqpërdor LDK-në”, tha ai