Ka përfunduar një takim i madh i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.
Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, përderisa është folur në detaje sesi të ecet përpara në dialogon Kosovë-Serbi dhe integrimet evropiane.
Aktualisht Lajçak është në takim me opozitën.