Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në Gjakovë.
Sipas policisë, ai ishte sjellë pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë / 06.11.2023 – 10:15. Raportohet se në Spitalin e Gjakovës është sjellur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.