Grupi Parlamentar i AAK-së ka organizuar tryezën e 8-të me temë “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”.
Në këtë takim morën pjesë të rijnë e reja nga kjo parti si dhe profesor universitar.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se liberalizimi i vizave përveç benificioneve do të përcillet edhe me anët negative. Ai shtoi se me këto problem janë përballur edhe shtet e tjera, por që kanë ndërmarr hapa në parandalimin e ikjes së të rinjve.
Sa i përket kësaj ai tha se Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk ka bërë asgjë. Ai ka kërkuar që Qeveria të punojë më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritje të pagave, pasi vetëm kjo do t’i ndalojë të rinjtë që të emigrojnë.
“Është një e drejt që na takon, kjo është diçka e mirë edhe për Kosovë edhe për BE. Çdo vend që e ka fituar këtë të drejtë ka kaluar edhe në një përvojë që një numër i madh i atyre vendeve kanë kërkuar perspektiv për jetën në vende e BE-së”.
“Disa vende kanë marr veprime paraprake që të rinjtë të mos lakmojnë të shkojnë jashtë vendit. Qeveria jonë e ka bërë të kundërtën, ajo sikur se është duke punuar që të rinjtë të largohen nga vendi. Në dy shtyllat e ekonomisë tonë mungon paraja, në paga edhe investimet kapitalë”.
“Ato para kur të lëshohen shpërndahen ne ekonomi, që do të thotë ka më shumë vende të punës dhe paga me të mira. Për te ju ndal juve këtu duhet që të iu japim punë dhe para. Ju lus të rijnë e të reja, nuk po them se largimi është dorëzim, po ju lus që të luftoni për punë dhe pare”, tha ai.
Profesori universitar Avni Mazreku, tha se Kosova është shtet i vetëm në rajon që deri më tani nuk e ka pasur të drejtën e lëvizjes së lirë.
Ai tha se disa sektor në Kosovë do të përballen me mungesë punëtorësh, ku e përmendi edhe sektorin e shëndetësisë, raporton EO.
“Mendoj që aktivitet të tilla janë të rëndësishme në këtë fazë të zhvillimit. Në rrethana normale ne do të duhej që të ishim në një moment festive që Kosova është në një të drejtë, me pa të drejt Kosova është e fundit nga rajoni për këtë të drejtë fundamentale”.
“Mendoj që janë disa faktorë, e para është një situatë jo e favorshme për ne në zonën Shengen, për ata është tregues i zhvillimit ekonomikë, por situata e pa favorshme për ne”, tha ai.
Argjend Zejnaj, nga Instituti për Lidershqip Civil, bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të ndërmarr masa emergjente për ndalimin e emigrimit të mundshëm pas liberalizimit të vizave.
Ai tha se duhet që të bëhet rritja e pagave si në sektorin publik dhe atë privat.