Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në afërsi të liqenit të Radoniqit në Gjakovë.
Rastin për 07 Press e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj potencoi se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20.
“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur në afërsi të liqenit të Radoniqit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt)”, ka thënë Elezi.
“Lidhur me ngjarjen policia ka kryer procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, ku me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve”.