E fundit: Kurti merr rrugë për në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë për në Paris, për të marrë pjesë në Samitin që do të zhvillohet, mëson nga burimet e veta Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas burimeve, Kurti do të marrë pjesë në samit të premten dhe të shtunën, më 10 dhe 11 nëntor.

Samiti i Parisit është një proces i marrë përsipër nga Franca dhe Gjermania për të rikthyer palët në tryezën e diskutimit, për të ofruar mbështetje për një proces që ka stagnuar nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Parisi dhe Berlini kanë mirëpritur në vazhdimësi angazhimin e Miroslav Lajcak dhe Josep Borell për lehtësimin e dialogut dhe për arritjen e një marrëveshje që do të jetë afatgjate dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit.