Gjatë ditës së sotme në Hagë në cilësinë e dëshmitarit para anëtarëve të trupit gjykues po flet Gjergj Dedaj.
Në fillim të fjalës së tij ai ka treguar për karrierën e tij e po ashtu ka folur edhe për atë se ka qenë ambassador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Por ai ka thënë se largimi i tij nga pozita e ambasadorit është bërë me urdhër të presidentës së Kosovës Vjosa Osmani.
‘’Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj’’, ka thënë Dedaj.
Më tutje Dedaj ka thënë se nuk ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe as i Lidhjes Demokratike të Kosovës