Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në aheng familjar.
Policia ka njoftuar se është konfiskuar arma pistoletë M57 prodhim jugosllav.
“Patrulla policore me urgjence ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit ne oborrin e kësaj salle ka gjetur njëmbëdhjetë gëzhoja të armës së zjarrit kalibër 7.65 mm dhe një fishek të kalibrit 7.65 mm”.
“Patrulla policore ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar M.M. (1966) nga i cili është konfiskuar arma pistoletë M57 prodhim Jugosllav e kalibrit 7.65 mm. e cila së bashku me provat e tjera do të dorëzohen si dëshmi në Gjykatë”.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”.