Janë bërë shtatë vjet nga vdekja e Astrit Dehari.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq më 5 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të paqarta.
Në nderim të tij, Vetëvendosje ka organizuar sot disa aktivitete.
Në orën 9:30, do të bëhen homazhe tek varri i tij, në Zllatar.
Në ora 12:00, Organizata “Studim, Kritikë, Veprim” mban një diskutim.
Ky aktivitet organizohet tek Parku “Astrit Dehari” te Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë.
Nga ora 14:00, kjo parti organizon aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut.
Ky organizim bëhet në Sekretariatin e VV-së.
Ndërkaq, nga ora 18:00 do të bëhet ndezja e qirinjvem tek murali për Astrit Deharin në Kino Abc.