Bëhet e ditur se Indeksi i vendeve të lira të punës OVI për muajin tetor u rrit me 3.6 për qind në bazë vjetore, që është muaji i tretë radhazi i rritjes së indeksit, njoftoi të premten Instituti Ekonomik i Zagrebit (EIZ), nga i cili theksoi se rritja e kërkesës për punë në dhjetëmujorin e parë të këtij viti arriti në 4.2 për qind.
Tashmë ka një numër relativisht të lartë të punëtorëve shqiptarë nga Kosova, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci, me të vetmin qëllim se pas marrjes së letrave (shtetësisë) kroate, të udhëtojnë lirshëm për të punuar në një shtet tjetër me ekonomi të fuqishme në Evropë.
I vetmi në Ballkanin Perëndimor, ISEFERI sjellë ekskluzivitetin e produkteve amerikane
Shteti kroat, ka ligje sipas të cilës çdo i huaj duhet të jetojë dhe të punojë në mënyrë të rregullt dhe taksa-pagimi për shtetin e tyre. Pas 4-5 viteve, kanë të drejtën e fitimit të shtetësisë kroate, ku shumë prej shqiptarëve e shohin si urëlidhëse këtë mundësi.
Në publikimin në faqen e EIZ-it, thuhet se edhe sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht, indeksi OVI ka shënuar rritje për të tretin muaj radhazi për nevojën për punëtorë.
“Pas 3.2 për qind në gusht dhe 5.1 për qind në shtator, në tetor indeksi u rrit me 0.8 për qind shtesë krahasuar me muajin paraardhës ose 9.1 për qind në tre muaj. Duke pasur parasysh një fillim kaq të mirë të tremujorit të fundit të këtij viti, mund të presim që i gjithë viti 2023 të mbyllet pozitivisht, pra me kërkesë ende të fortë në tregun e punës”, vlerësojnë analistët e EIZ.
Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, profesionet e shitësit, mësuesit, kuzhinierit dhe kamerierët mbetën ndër më të kërkuarit, por punëtorët e magazinës, kontabilistët zunë pozicionin e profesionit të pestë më të kërkuar.
Rënia më e madhe në renditjen e profesioneve më të kërkuara ishte sërish programuesit, nga vendi 11 në vendin e 27-të dhe rritja më e madhe ishte për mjekët dhe dentistët, të cilët kaluan nga vendi i 22-të një vit më parë në profesionin e 13-të më të kërkuar në tetor 2023.