Gazetarja Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sulmet që po ia bën Ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili që 3 vite gjend në burg në Hagë.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë është joetike. Sipas saj, kritikat e Kurtit për Thaçin lidhur me marrëveshjen për mosdërgimin e FSK-së në veri nuk janë serioze.
“Është joetike: që kryeministri vazhdimisht e sulmon Hashim Thaçin në burg, dhe e shpall fajtor (pa e gjykuar)…për mungesën e ushtrisë inekzistente të Kosovës në Veri. Çka do të çosh në Veri? Cilën ushtri? Tankset? Helikopterët? Çka? S’ke çka çon! Hashim Thaçi nuk ia ka kthyer fjalën NATO-s dhe Amerikës, ashtu siç ke vepruar mirë edhe ti kur ta kanë kërkuar t’i tërheqësh njësitë speciale nga Veriu, dhe i ke tërhequr”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në “Facebook”.
Ajo ka vlerësuar se kjo tregon që Kurti e merr seriozisht vetëm Hashim Thaçin.
“Është interesante që Albin Kurti e sulmon vetëm Hashim. Thaçin (në burg). Kjo tregon se vetëm Hashim Thaçin e merr seriozisht. Kryeministri Kurti e ka të njëjtën prirje të gabuar si të Hashim Thaçit: kujton se ‘ujkun e bën dajë’, duke i dhënë pozita, duke i dhënë pare, duke e lëmuar dhe duke i afruar afër vetes armiqtë dhe bashkëpunëtorët e Serbisë, bashkë me mbeturinat e ujdit”, ka shkruar ajo.