Isni Kilaj paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është paraqitur para Dhomave të Specializuar në Hagë.

Ish-eprori i UÇK-së është arrestuar të enjten, ndërsa në këtë seancë pritet të vendoset në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e tij.

Një ditë më parë, Specialja ka treguar arsyet e arrestimit të Kilajt.

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, kodi nr. 06/L-074 (KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedures sipas nenit 392 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).”, është thënë në njoftim.