Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka Zajednicë, apo Asociacionin.
Kjo deklaratë erdhi si përgjigje për fjalët e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
“Janë humbur 10 vjet, jo nuk janë humb se nuk kena pasë Zajednicë, janë humb 20 se s’e kemi integru veriun. Veç thuaj po, po thotë se deputeti Bekë Berisha, po jo o Bekë, qysh me thënë po kur jo, nuk ka Zajednicë.” – tha ai.
Kurti edhe një herë përsëriti se nuk mund ta publikojë draftin e statutit të Asociacionit, pasi kjo iu kërkua nga pesë emisarët.
“Emisarët kanë edhe komentet e mia, edhe draftin e tyre, ata kanë kërku të pestit mos me e bë publike, unë e di që nëse e ka Serbia, besoj që e ka, gjasat janë të mëdha që e kanë nda me fuqi autoritare, por unë po e mbaj fjalën, ja kam dhënë këtë fjalë pesë emisarëve.” – tha ai.