Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar edhe njëherë pasi mediat të ndryshme në Serbi kishin raportuar disa herë se “a është babai i tij, gazetari shqiptar Fahri Musliu?”.
Vet Vuçiq, siç shkruan Danas në Serbi gjatë një emisioni kishte deklaruar “Musliu nuk është babai im, babai im është Angjellko”.
Ditë më parë ky medium kishte publikuar një shkrim “Shqiptari në Beograd, kush është Fahri Musliu që Vuçiq thotë se nuk është babai i tij”.
Pas kësaj, partia e Vuçiqit, duke përfshirë kryeministren Ana Brnabiq e kanë quajtur këtë si sulm ndaj tij. Përveç Brnabiqit, këtë si sulm ndaj Vuçiqit e kanë quajtur edhe deputetë e ministra të tij.
Për këtë ka reaguar sërish sot edhe vet Vuçiq.
“Ata politikanë të cilët sipas mediave kanë provuar të sulmojnë familjen Vuçiq nuk kanë sulmuar vetëm nënën time, babanë tim e mua…ata kanë sulmuar secilën familje në Serbi. Ata duan zhdukjen e familjeve tona dhe zhdukjen e shtetit tonë…
… Po e them për ata që nuk e dinë, informata të cilat i kam demantuar se zotëri Fahri Musliu nuk është babai im…
Mburrem me babanë tim, nënën time dhe familjen… edhe njëherë dua të them se babai im është Angjellko dhe e dua shumë… ta ruajmë Serbinë…”, është shprehur Vuçiq në Instagram.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që përmendet çështja se kush është babai i Vuçiqit.
Kohë më parë për këtë ishte deklaruar edhe vet ish-gazetari Fahri Musliu. /Telegrafi/