Kurti-opozitës: Vuçiqi po iu don veç juve, po s’jeni më, është tjetërkush në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti e ka marrë përsëri fjalën në Kuvendin e Kosovës duke i thënë opozitës së Aleksnader Vucici s’është i interesuar as për draftin e Asociacionit e për asgjë tjetër, por vetëm për marrëveshjen e 2013-ës dhe për ish-pushtetin.

Derisa Kurti ka folur janë dëgjuar kundërshti nga partitë opozitare, ku Kurti si me ironi iu ka bërë thirrje për qetësi.

“Vucic po thotë ata po i du. Juve po iu don fort. Por s’jeni ju mo. Jeni në opozitë. Qeveria është tjetër. Ai juve po iu don. Qaq shumë po iu don juve, vec 2013 , 2015 thotë. Ky është realiteti. Ju lutemi ruajeni qetësinë partia institucionaliste LDK’ja”, ka thënë Kurti.