Një fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës ku kryeministri Kurti raportoi për takimin në Bruksel, e dha nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. Periskopi ua sjellë një pjesë të këtij fjalimi…
Pjesë nga fjalimi i nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës
E dëgjova me vëmendje Kryeministrin dhe mbajta shënime dhe do them disa gjëra nga fjalimi i tij i parë dhe reagimi i tij i dytë.
Më duhet të ju them dicka pararake, sepse bëjsha përpjekje ta shoh se në cilën platformë të negocimit hyn fjalimi i tij, dhe më shumë më dilke platforma e filxhanit të kafes. Se ky sot, e lexoi situatëne dialogut sikur lexohet filxhani i kafes, sikurse me qitë fallë. Pjesa e parë ishte… jeta është një fat i pashmangshëm dhe unë jam i detyruar të ju jap juve fatin e pashmangshëm i cili është determinu jashtë kontrollit tonë.
E pjesa e dytë ishte më pas një lloj amallgame mes tallavasë dhe poezisë epike.
Ne nuk jemi këtu z. Kryeministër sepse kemi shqetësime personale, por institucionale.
Kam përshtypjen që edhe në fjalimin e parë edhe dytën, kryeministri ka heq dorë nga ideja bazike për cka e kemi themelu këtë vend. Ka heq dorë nga ideja bazike pse është themelu ky vend, pse është dialogu dhe pse është ky kuvend.
Ky Kuvend kërkon përgjegjësi dhe llogari, dhe kemi një situatë kur kryeministri na thotë dy herë “e kam marrëveshjen, por marrëveshjen dua ta mbajë msheftë”. Ky është mesazhi që morëm sot.
A keni mendu ju ndonjëherë që Albin Kurti i parimeve i idealeve të mëdha, përfundon në një situatë të tillë politike. Të përfundoj në një situatë politike ku është edhe dinak, edhe i fshehtë edhe manipulues për t’ju qitë hi qytetarëve të Kosovës.
Nëse ky është burrështetas sot, do të thoshte “ja e kam sjellë sot draftin, ky është shiheni dhe analizojeni para se me shku në GJK”.
Cështja e dytë që dua ta ngriti është që tërë kohën po bën përpjekje me tregu se ky nuk jep asnjë shenjë të dobësisë. Nuk dobësohet ky paara neve këtu në seancë, por tani cka thotë në shpjegim politk, në vend që ta shkruante vetë draftin, ky i ka thën “po” këtij drafti. Dhe e dini se cili është debati rreth nënshkrimit apo mosnënshkrimit? është me i ikë GJK. Ky nuk dëshiron me dërgu atje, juve ju thotë që dëshiron të dërgojë. Dëshiron të jetë marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk ka nevojë me shku në GJK. Ky është triki i nënshkrimit të marrëveshjes.
Sot, në Kuvend të Kosovës e kemi një situatë të mungese flagrante të përgjegjësisë publike për fjalëne dhënë dhe për veprat e bëra. Unë kam qenë në këtë Kuvend 7 mandate, kam dëgju tregime lavdie, sakrifice, tregime emancipimi për Zajednicën.
Sot thotë do ta dërgojmë në GJK, e nëse dërgohet në GJK a çohen ata që kanë vdekë për Zajednicën.
Cka me bë me syrin e atij policit që e ka humb më 350 policë që janë lënduar”, tha z. Hoxhaj në Kuvend.