Partia Socialdemokrate ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e protestës ishte kundërshtimi i Qeverisë Kurti pas pranimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në fotografitë e dërguar nga fotografi i Nacionales, Visa Kadrolli, në protestë shihen kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie.
Ndërsa parulla kryesore është “Regjimi i Zajednicës”, parullë kritikuese ndaj pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë Kurti.