Afaristi Lulzim Kryeziu, i cili u gjet dje i varur në një objekt afarist në fshatin Mleqan të Malishevës, do të varroset sot, ka njoftuar familja.
Familja Kryeziu, në një njoftim për media, ka bërë të ditur se varrimi i Lulzim Kryeziu bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.
“Të dashur familjar, miq dhe dashamirë, Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se dje ndërroi jetë djali, vëllau dhe babai ynë, Lulzim Kryeziu. Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e premte), me datën 03.11.2023, në ora 15:00 në varrezat e Bubavecit”, thuhet në njoftim.
Familja tha se funerali niset nga “Ranchi në Bubavec”.