Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se 87 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 pozitivë në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 46 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 41 pacientë.
Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 33 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Gjilanit me 15 pacientë COVID pozitivë.
https://permbledhja.com/vetaksident-ne-autostrade-nderron-jete-shoferi-i-kamionit/
Gjithashtu, raportohet se dy foshnje me COVID janë duke marrë trajtim në Neonatologji.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 në Intensive
Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 15 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë.
https://permbledhja.com/gjendje-alarmante-ne-qkuk-mjeket-po-vendosin-kush-duhet-te-jetoje-e-kush-te-vdese/