Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur gruaja që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas.
Sipas policisë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa, ende hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.
Policia e Kosovës, tutje në njoftim i falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.