Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, ka njoftuar se do të garojë për zgjedhjet lokale që mbahet në dhjetor në Serbi.
Ai ka theksuar se gjatë fushatës do të tregojë të vërtetën për Kosovë, të cilën të vërtetë askush nuk dëshiron ta thotë.
Politikani serb që njeh shtetin e Kosovës, ka deklaruar se nuk do të gënjej për çështjen e Kosovës.
“Nuk do ta gënjej vendin për Kosovën, të ofroj një rrugë më të lehtë, sepse në fund të kësaj rruge do të zhdukemi.”– deklaroi Jovanoviq, transmeton Danas.