Një vetëvrasje është shënuar në fshatin Mleqan të Malishevës.
Këtë e konfirmoi edhe Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, përcjell 07 Press.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Elezaj.
Në anën tjetër, Paparaci raporton se i varur është gjetur biznesmeni i njohur kosovar, L.Kryeziu.
07 Press nuk ka arritur ta konfirmojë një gjë të tillë, ndërsa është në pritje të informatave.