Deputetët e opozitës e lëshojnë seancën e Kuvendit në shenjë pakënaqësie – nuk u votuan dy mocione

Deputetët e tri partive opozitare PDK-së, LDK-së e AAK-së e kanë lëshuar seancën plenare të sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ky kundërshtim i tyre erdhi pasi pozita nuk votoi pro dy kërkesave të tyre për diskutimin e mocioneve për miratimin e kërkesave të minatorëve grevistë dhe kërkesat e njësisë elitare të Policisë së Kosovës.

PDK e parashtroi mocionin për minatorët, e AAK për protestat e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.