Osmani pret në zyre raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar ish-kryediplomaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar./EO/