Zonja e moshuar që është e njohur për banorët e lagjes Dardania, por edhe lagjeve të tjera të kryeqytetit. Çdo ditë në ora 7 të mëngjesit, zonja e ulur në këtë karrocë lihet në qoshe të rrugicave, për të nisur punën e saj të përditshme, kërkimin e lëmoshës.
70-vjeçarja thotë se është nga Shqipëria dhe tërmeti i vitit 2019 e la pa kulm mbi kokë, për çka tash e një kohë ajo del e kërkon lëmoshë në rrugët e kryeqytetit.
Por në fakt ajo sillet aty nga një grua tjetër, mosha e të cilës është 35-vjeçare dhe zonja e moshuar thotë se ajo është e bija e saj.
Jo shumë kilometra më larg, në cepin e rrugës që dërgon te Qendra Klinike Universitare e Kosovës, një nënë po luante qetësisht me fëmijën e saj, ulur në asfalt.
Edhe ajo thotë se vjen nga Shqipëria dhe punën e kërkimit të lëmoshës e bën çdo ditë së bashku më të birin, i cili ende nuk i ka mbushur 2 vjet.
Arsyetimi që nuk ka punë është i zakonshëm për të gjithë ata që kërkojnë lëmoshë, edhe kjo nënë e thotë të njëjtën gjë.
70-vjeçarja që detyrohet nga e bija të kërkojë lëmoshë – YouTube
Ndërsa faktin se po e ekspozonte fëmijën në rreziqet e rrugës e arsyeton me gjidhënien.
Ky fat përcjell shumë foshnjë të komuniteteve, të cilat, pa pasur pikën e mëkatit, nxirren në rrugë nga vetë prindërit e tyre, të cilët kërkojnë lëmoshë çdo ditë, pavarësisht nëse moti është i ftohtë apo i ngrohtë.