I riu që vdiq në Bellanicë është 16-vjeçar, e konfirmon policia

Foto: Ilustrim

Pak çaste më parë, 07 Prese raportoi për një vetaksident me fatalitet në Bellanicë të Malishevës.

Lajmin për redaksinë tonë e kumtoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Veç kësaj, Elezaj i tha 07 Press se si institucion kanë pranuar njoftimin zyrtar që i ndjeri është 16-vjeçar.

”Mund t’ju konfirmoj që viktima është i datëlindjes 2006 (i mitur), ndërsa edhe i lënduari i shtrirë në QKUK është i mitur gjithashtu”, shtoi ai. /07Press