Analisti Petrit Zogaj ka deklaruar se janë bërë 10 ditë prej kur kryeministri Albin Kurti e pranoi planin e ri për Asociacionin, dhe askush jashtë rrethit të tij s’e di çka përmban ai.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me statutin e Asociacionit.
“Keto qendrime te ndryshme te kryeministrise e presidences ne lidhje me statutin e asociacionit do te beheshim me te qarta sikur dokumenti te behej publik. Ne kete menyre do te kuptohet se per cka Kurti ka dhene pelqimin e tij te shpejt, e per cfare arsye Osmani po kerkon qe statuti te dergohet ne Kushtetuese?” – ka thënë ai.
Zogaj ka përmendur edhe protestën e sotme të njësisë elite të Policisë së Kosovës.
“Mirepo, aktualisht nuk ka asgje me te rendesishme me e kuptu se cili eshte dakordimi i Kurtit me BE-ne e me Vuciqin ne lidhje me asociacionin? Cka nenkupton asociacioni i modelit evropian, e cka njohja “de fakto”?
Perderisa Kurti validon statutin e asociacionit si kushtetues, i cili nuk eshte bere publik, opozita e sotme me shume interesohet se pse Berat Buzhala e ka ule aktivitetin e tij ne fb sesa cili eshte asociacioni qe Kosova ka marre obligim per ta zbatuar.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë: