Gjykata Speciale ka bastisur dje banesën e ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaci, Artan Behramit.
Sot i njëjti ka bërë me dije se i janë konfiskuar dy iPad’at e fëmijëve të tij, për të cilët sot u është drejtuar me një e-mail Speciales.
Në e-mailin që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Behrami i ka pyetur se kur do t’u kthejnë iPad’at fëmijëve të tij, raporton Express.
“Dje, gjatë një aksioni të paprecedent për bastisje në banesën time, janë konfiskuar dy iPad’at e fëmijëve të mi, Teos (9), dhe Reit (7). Sot në mëngjes, Teo dhe Rei i kërkuan iPad’at e tyre, sepse iu duheshin për praktikat ditore në shkollë. Përmes këtij e-maili ju pyes: kur do t’ua ktheni iPad-at fëmijëve të mi”, ka shkruar Behrami.