Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha se ka shumë pak shanse që Mali i Zi ta tërheqë njohjen për Kosovën.
Gjeka tha se me informacionet që kanë, ky është “mision i pamundur”.
“Për të ardhur te ajo ka shansa shumë të vogla, shansa minimale. Ajo është vetëm teorike, hipotetike. Me atë çfarë kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur”, tha ai mbrëmë në Euronews.
Gjeka tha se subjektet pro-serbe po akuzohen se si kanë pranuar një qeveri pro-NATO.
Gjeka është një nga tre ministrat në kabinetin e ri qeveritar. Aty është edhe Nik Gjeloshaj që ka marrë edhe postin e zëvendëskryeministrit për politika ekonomike, si dhe Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike.
Zgjedhja e Qeverisë i dha fund mandatit teknik Qeverisë së Dritan Abazoviqit, e cila mori mocion mosbesimi në gusht të vitit 2022.