Valon Syla me 5 pyetje publike “të rëndësishme” drejtuar Kurtit për Asociacionin

Analisti Valon Syla ka shtruar 5 pyetje publike për kryeministrin Albin Kurti.

Pyetjet ndërlidhen me mënyrën se si pritet të operojë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, draft-statutin e të cilit Kurti e pranoi pas propozimit të “pesëshes së madhe”evropiane.

Postimi:

Për Asociacionin vlejnë 5 pyetje publike te rëndësishme, për Kryeministrin Kurti;

1. A mundet Asociacioni të nxjerr ligje?

2. A ka siguri të pavarur nga Republika?

3. A ka strukturë paralele mbrojtëse nga Republika?

4. Arbitrazhi në konteste ligjore a bëhet në Gjykatë Supreme apo jashtë vendit?

5. Auditimi Finaciar a bëhet nga Auditori Gjeneral i Kosovës?

Tjerat janë të pa rëndësishme dhe nuk prekin kompetenca të Autonomisë Substanciale.