Shkëndija po shkëlqen në Evropë, trajneri Shaqiri: Besojmë tek kualifikimi në grupet e Conference League

Shkëndija ka triumfuar 3-1 ndaj letonëve të Valmierës dhe duke avancuar në raundin e tretë eliminator të Conference League.Rezultati nga të dy ndeshjet ishte 5 me 2, atje ku në raundin tjetër do të përballet me suedezët e AIK-ut.

Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Evropë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane.

Skuadra e AIK është një skuadër shumë e vështirë për t’u kaluar, por që skuadra shqiptare do të kërkojë befasinë e madhe.

https://permbledhja.com/skandal-ne-serie-a-trajneri-dhe-drejtori-sportiv-i-torinos-kacafyten-mes-vete-video/

Trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, ku tha se sot favoritët janë vetëm në letër, sepse lojën e fiton ai që tregon paraqitje më të mirë në fushë.

Sot favoritët janë vetëm në letër, në fushë është 11 kundër 11 dhe kush është më i miri dhe më me fat, fiton ndeshjen. Do të bëjmë maksimumin për të kaluar edhe këtë fazë, por nga nesër do të fillojmë të analizojmë kundërshtarin“, tha fillimisht Shaqiri.

Më pas, ai foli edhe për mundësinë që skuadra të kualifikohet në grupet e Conference League, duke pasur besim të plotë që kjo gjë mund të arrihet.

https://permbledhja.com/volejbollistes-kosovare-qe-luan-ne-gjermani-i-del-nje-problem-ne-drenas-se-lene-te-ushtroje-per-shkak-te-veshjes-se-ngushte/

“Shkëndija ka qenë shumë afër sigurimit të grupeve edhe më herët në Evropë, por nuk ia dolëm. Besoj se kemi mundësi të arrijmë në grupet e Conference League, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Shaqiri.