Digjet njëra prej shtëpive më të vjetra në Mitrovicë, ishte më se 200-vjeçare

Njëra prej shtëpive më të vjetra në qytetin e Mitrovicës, njëherësh njëra prej monumenteve kulturore dhe historike, shtëpia e familjes Koroglu, është djegur në rrethana ende të panjohura.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti nga ky qytet, Besart Peci.

07 Press ka kontaktuar edhe me policinë për të mësuar mbi rrethanat dhe detaje tjera por ende nuk ka marrë informacion.

Kujtojmë se një pjesë e kësaj shtëpie disa muaj më parë ishte rrënuar kurse kishin filluar punimet për fillimin e konzervimit.