Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Policisë Kufitare – Veri, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren.
Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jet kontrabanduar:
20 IPHONE 14;
10 IPHONE 14 PRO;
10 IPHONE 14 PRO MAX.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.