Tash e shtatë ditë një lis po qëndron te njëri segment i Lumit Duhllo.
Përderisa shumë drejtorë ishin të pranishëm në momentin e prerjes së tij, duket se askujt nuk po i bëhet vonë për largimin nga vendi i ngjarjes, përcjell 07 Press.
Përveç faktit se ia ka prishur hijeshinë lumit, ai rrezikon edhe vërshime.
Kujtojmë, për sot është paralajmëruar edhe si, ndërsa me lisin aty, mund të kemi dalje nga shtrati.
Shpresojmë që autoritet të marrin masa dhe ta largojnë para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi.