Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e ka lexuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që nuk dha detaje nëse i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas saj, vlerësimin për këtë çështje duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese, madje tha se vlerësimet do t’i jap me shkrim në momentin që do të ketë nënshkrim.
“Siç e dini më 23 tetor është dorëzuar një plan i ri nga pesëshja evropiane dhe amerikane dhe unë nuk do të ngutesha nëse i njëjti është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Këtë duhet ta bëjë vetë institucioni më i lartë”.
“Në Takimin në Bruksel, Kosova ka treguar një progres për të nënshkruar marrëveshjen dhe aneksin e draftit të statutin. E kam lexuar dhe analizuar, mirëpo vlerësimet e mia do t’i jap me shkrim në momentin që do të kemi nënshkrim. I njëjti kur të shkojë Kushtetuese, sipas dispozitave ligjore do t’i dërgojë komentet si Presidente”, tha ajo.