Presidentja e Komisionit Evropian arrin në Kosovë, pritet në Aeroport nga Besnik Bislimi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka arritur për një vizitë në Kosovë.

Për ta pritur atë, në Aeroportin e Prishtinës ka dalë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, shkruan lajmi.net.

E njëjta do të ketë takime me krerë të shtetit gjatë ditës.

Vizita e saj në Kosovë vjen në një periudhë të ndjeshme ku faktori ndërkombëtar ka intensifikuar përpjekjet për ringjalljen e dialogut, e sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.