U zbehën gjasat për rikthim në Ligën e Parë, dorëhiqet komplet kryesia e Deçanit

Skuadra e Ligës së Dytë, KF Deçani ka njoftuar dorëheqjen e kryesisë së klubit.

Ende s’janë bërë të qarta arsyet e dorëheqjes, ani pse nuk ka munguar urimi për suksese.

 

“Kryesia e deritanishme e KF Deçani ka dhënë dorëheqje.
Kryesia, ka menagjuar me klubin për 1 vit e gjysëm. Kjo kryesi e ka marrë klubin në Ligën e Tretë “Rajoni i Dukagjinit – Grupi B” në vendin e 8 në tabelë. Pas një viti KF Deçani shpallet kampion dhe ngritet në Ligën e Dytë.
Tani pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, KF Deçani nga 16 ekipet garuese pozicionohet në Top 5-shen e Ligës së Dytë me gjithësej 19 pikë të fituara.
I falenderojmë të gjithë lojtarët dhe stafin për punën, mundin, sakrificen dhe gjithë suksesin e arritur me meritë.
Falenderim dhe mirënjohje për Komunën e Deçanit dhe gjithë sponzorët që e ndihmuan klubin gjatë kësaj periudhe.
Falenderim e mirënjohje nga zemra për tifozerinë më të mirë në Kosovë “LUFTËTARËT” të cilët ishin dhe do të jenë shpirti dhe lojtari i 12-të i skuadrës.
Urojmë që KF Deçani t’i arrijë të gjitha objektivat në të ardhmen sepse e meriton”, thuhet në njoftim.