Një motorist është goditur sot nga një veturë në rrugën “Xhevat Kasapi”, afër palestrës së qytetit në Rahovec.
RahoPress ka mësuar që vetura e cila ka goditur motoristin, ka ikur nga pas aksidentimit në drejtim ende të panjohur për policinë. Motoristi ka pësuar lëndime, por jo sa për ta rrezikuar jetën e tij.
https://permbledhja.com/tenton-tu-jape-policeve-50-euro-ryshfet-arrestohet-i-dyshuari-ne-rahovec/
Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.