Një burrë 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i pestë i një objekti në Pejë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informuar rreth orës 02:30 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi.