Sh.Sopaj, 36-vjeç dhe M.Sopaj, 35 vjeçe është çifti që humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se çifti është nga komuna e Malishevës, konkretisht nga fshati Janqiste.
Dy fëmijët e tyre që ishin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe ndodhen në klinikë.
Ata po vinin për pushime në vendlindje kur vetura e tyre u përplas në një autobus.
Aksidentin e ka kanë konfirmuar për mediat edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :
Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia.