Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin turk, Recep Erdogan për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Përmes një postimi, Osmani ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë që tregon të ardhmen e ndritur.
“Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar Osmani.