Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare, si shkak i mos mbështetjes opozitare. Njohësit politik në vend po vlerësojnë se në aspektin e përfitimit të shtetit marrëveshjet ndërkombëtare nuk është mirë që të bllokohet.Mirëpo sipas tyre sjella e opozitës karshi kësaj çështje është veprimi i lejuar opozitar.
Analisti politik, Shemsi Jashari, tha se pushteti ka treguar qasej agresive ndaj opozitës, duke mos e përkrahur asnjë iniciativë që ata marrin.
Për këtë ai thotë se Qeveria duhet që të krijoj hapësirë edhe të mbështet edhe opozitën. Krejt kjo thotë ai po ndikon që opozita të mos jetë tolerante nga kërkesave të pushtetit.
“Nëse shohim në aspektin rregullave opozitare është një veprim opozitar i lejueshëm. Nëse shohim në aspektin e përfitimit të shtetit asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është mirë që të bllokohet. Ajo çka do të duhej është që pushteti, të krijoj hapësirë, të kërkojë të bëjë më shumë që ta merr mbështetjen e opozitës. E kemi parë një qasje bukur agresive të pushtetit ndaj opozitës, në asnjë iniciativë që opozita ndërmerr pozita pa arsye të fortë e refuzon edhe duke bojkotuar seancë”.
“Kështu që nuk mund të pritet nga opozita që të jetë edhe tolerante, por që edhe të njëjtën kohë të shtypet zari i tyre, iniciativat e tyre sa do që të jenë të arsyeshme dhe të ligjshme. Për të pasur mbështetjen e opozitës mendoj që pozita duhet të bëjë më shumë në kuptimin e ofrimit që për tema që kanë të bëjnë drejtë për drejtë me shtetin dhe nuk janë puro politik të mos e shfrytëzojnë fuqinë e vetë të votës për t’i bllokuar”, tha ai.
Jashari ka thënë se është shumë e rëndësishme votimi i këtyre marrëveshjeve për faktin sepse nga to vendi përfiton fonde dhe mosvotimi i tyre sipas tij, do të thotë mungesë investimesh.
“Është shumë e rëndësishme të votohen për faktin që shumica e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare kanë fonde që alokohen për Kosovën dhe mos votimi i tyre do të thotë mungesë investimi, mungesë mbështetje financiare. Është shumë e rëndësishme që këtij të votohen po prapë them që pozita duhet që të krijoj kushte që të mos e nënçmoj opozitën, të mos bëjë veprime të cilat e detyrojnë opozitën te merr këto veprime”, tha ai.
Avokati Tomë Gashi, ka thënë se roli i opozitës është që të kritikoj pushtetin, por sipas tij, kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare mosvotimi i tyre nga opozita është në dëm të vendit.
Ai ka thënë se opozita nuk është duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kapin shifrën e rreth 300 milionë euro vetëm për shkak të luftës politike që ka me pushtetin, raporton EO.
“Opozita e ka detyre që ta kritikojë pushtetin që pushteti të jetë me i mirë, mirëpo mos votimi i ligjeve të cilat kanë të bëjnë më çështje ndërkombëtare dhe për këtë arsye është e pa mundur që të dorëzohet donacioni prej rreth 300 milionë euro, besojë që kjo është në dem të Kosovës. Sigurisht që lufta politike në parlament është normale është natyrore sepse jetojmë në demokraci por kur vije të votimi apo mos votimi i ligjeve të caktuara që t’i marrim në këto donacione në shumë rreth 300 milionë euro, besojë që vet fakti që nuk po i marrim këto shuma të parave që janë të dedikuara për Kosovën për sfera të ndryshme të zhvillimit të shtetit tonë atëherë po i bijë që opozita është duke bëre gabim qëllimisht apo rastësisht vetëm për shkak të luftës politike që ka me pozitën”.
“Kosova i humbe rreth 300 milionë euro, të cilat janë donacione ndërkombëtare dhe më mos votimin e opozitës atëherë është e pa mundur që këto ligje të votohen me qene se së kërkohen më tepër se 2/3 te deputeteve të Kuvendit të Kosovës, që i bije të votohen më tepër se 80 deputet”, tha ai. /EO/