Hoxhaj i PDK-së: U pranua Asociacioni pa njohje të ndërsjellë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo jave është fatale për Kosovë dhe me pasoja kolosale për të ardhmen.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se është pranuar Asociacioni që tashmë është autonomi, dhe sipas tij është pranuar pa njohje të ndërsjellë, dhe pa anëtarësim në NATO dhe OKB.

Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë.” – ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje ka thënë se tashmë është koha që Qeveria të marrë përgjithësi, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar.

“Është koha që Qeveria të merr përgjegjësi politike dhe të japë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!” – ka përfunduar Hoxhaj.