Ngjarje e rëndë për familjen Nrejaj nga Gjakova, ky është personi që humbi jetën pasi u rrokullis me traktor

Në fshatin Mejë të Gjakovës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person pësoi lëndime të rënda ku fatkeqësisht ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Kristë Nreja i cili humbi jetën pas rrokullisjes me traktor derisa po punonte në një fushë.

Për humbjen e Kristë Nrejaj kanë njoftuar edhe nga fshati Ramoc, nga ku e kishte prejardhjen i ndjeri.

Shum e rand eshte vdekja e parakohshme e cila fatkeqesisht sot goditi familjen Nrejaj. Pas nje aksidenti ne pune humbi jeten nje burr i dalluar dhe me vlera teper te larta njerezore. Fisi i Merturit e humbi nje burr qe do te kujtohet per jete e mot si fistar i ndershem dhe me vlerat me te larta qe mund t’i ket nje BURR Merturi. Do te mbetesh shembull per shume breza, do te kujtojm me mall dhe krenari gjith farefisi Nrejaj. Pusho ne parajs Kristë Dedë Nrejaj. Per kohen e varrimit dhe detajet e tjera do te ju njoftojm me kohe”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Ndërsa, miqtë e kanë kujtuar si njeri punëtor, i ndershëm dhe me vlera të larta njerëzore.

“Sot jam shumë i pikëlluar dhe i mërzitur, se u nda nga kjo jetë shoku im Krist Nrejaj. Me mbështete aq shumë me këshilla, punë, në çaste të vështira dhe në inkurajim… sa që do t’a ndjejë mungesën tande. Toka që ka me të mbulu do të jetë e leht pë ty Krist, sepse aq shumë e deshe, aq shumë derdhe djersë mbi të, për tërë jetën tande, për familjen dhe për këdo që kishte nevoj për mbështetjen tënde! Ti, personi yt prej malësori ishe synonim i një burri të sinqert që me ndershmëri, plot sakrificë e mund punove me tokën për një mirëqenje të familjes tande në vendin ku linde. Mprehtësia e jote intelektuale, fatkeqësisht do të mbetet edhe tutje e mveshur në mënyrë pezhorative me vetëm petkun e një punëtori të madh dhe bujku. Ndërsa përveçëse nje baba dhe bashkëshort i mirë ishe edhe nje menagjer i zoti, koordinues dhe komunikues intelegjent që do të ishte shembull edhe për nje “intelektual” të kohës sonë. Familja jote past bekim e fuqi ne jetën përpara!. T’past dritë shpirti Kristë!”.