Ngjarjet e datës 28 tetor
UBT mban Konferencën ndërkombëtare për shkencë, teknologji, biznes dhe inovacion, si dhe Konferencën për lidership. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Kampusi Inovativ i UBT-së, Lipjan, afër rrethit të QMI, ora 09:00)
Komuna e Prishtinës, organizata “Let’s do it Kosova” bashkë me KFOR-in organizojnë aktivitet për pastrimin e kryeqytetit. (Aktiviteti nis në ora 10:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në zonat tjera. Merr pjesë kryetari Përparim Rama dhe përfaqësues të lartë të KFOR-it)
Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta e veprimtarit atdhetar, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë Nazmi Llapashtica, mbahen homazhe. (Dyz, Podujevë, ora 12:00. Pas homazheve në shtëpinë e familjes Llapashtica (bazë e LPK-UÇK-së) në Dyz mbahet takim përkujtimor)
Grupi i Këshilltarëve Komunalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, do të mbajë konferencë për media. (Gjilan, 13:00)
Shënohet 9-vjetori i organizatës ETEA. (Qendra “Libart”, objekti “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë ora 19:00)