Paraqitje emocionuese me ovacione e ngritje në këmbë të publikut shkaktoi ngjitja në skenë e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës, Natyra Arifi dhe Erdoan Rexhepi, në Festivalin e Këngës në RTK.
“Neve na motivon çdo qytetarë që na respekton dhe kupton për të gjitha veprimet si dhe bashkëpunon me neve”, ka thënë Natyra Arifi.
Rexhepi i cili është zyrtar i ri policor ka thënë se ndjehet krenar që është pjesë e këtij institucioni.
“Si zyrtar i ri policor i gjeneratës së fundit, ndjehem krenar që i jam bashkuar kësaj familje në shërbim të popullit dhe Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
Ata kanë prezantuar këngën e parë garuese të mbrëmjes së dytë, duke e ftuar konkurrentin Urban Band me këngën “Ëndrrat s’kanë faj”.