Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar deklaratën e përbashkët të liderëve evropianë pas takimeve të djeshme në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Haradinaj- Stublla ka thënë se njohja “de facto” nuk ndodhë pa e hequr Serbia kosovën nga Kushtetuta e saj.
Tutje, ajo ka thënë se nuk duhet të bëhet Asociacioni në këmbim të njohjës “de facto”, duke bërë edhe një profeci.
Postimi i saj i plotë:
Dy fakte duhet të mos i harrojmë:
1. Zbatimi vullnetar i ‘Njohjes Defakto’ nuk ndodhë pa u hequr Kosova nga Kushtetuta e Serbisë;
dhe
2. ‘Njohja defakto’ NUK është kundërvlerë për model të ri Asociacioni (ndryshe nga ekzistuesi i komunave të Kosovës).
Prandaj sipas këtij rendi logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer Njohjen e plotë Diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës!!