U dogj teksa punonte me një mjet elektrik, dërgohet në QKUK

Dje u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Ymer Pula”në Gjakovë ku një person ka pësuar djegie derisa ishte duke punuar me një mjet elektrik. Në lidhje me rastin, tani ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Sinjalin se 81-vjeçari ishte duke punuar me një mjet elektrik dhe në një moment është përfshirë nga zjarri.

Ndërsa, familjarët kanë ndërhyrë për ta shuar zjarrin në përpjekje për të ia shpëtuar jetën viktimës.

Siç tha Elezaj, në vendin e ngjarjes ka shkuar Emergjenca ndërsa më pas viktimën e kanë transferuar në QKUK.

“Sot rreth orës 11:25 është pranuar informatë se një person i moshës 81 vjeçare në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga hetimet e zhvilluara dyshohet se viktima derisa kishte qenë duke punuar me një mjet elektrik (gërryes për metale) ishte përfshirë nga zjarri. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.